New York School of Science in Kosova licencohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

June 9, 2022
min lexim

Shkolla “New York School of Science in Kosova” (NYSS) është institucioni i parë arsimor parauniversitar në Kosovë i specializuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM). Programi i shkollës së mesme të lartë NYSS është përpiluar sipas modeleve të pesë shkollave të mesme të larta të specializuara për STEM, elitare në New York, të themeluara e të menaxhuara nga Departamenti i Arsimit i Qytetit të New York-ut. Këto shkolla janë themeluar për të tërhequr nxënësit më të talentuar, me prespektivë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Nga këto shkolla të specializuara e elitare të New York-ut, kanë dalë mbi dhjetë nobelistë, prej të cilëve tetë nga shkolla “The Bronx High School of Science”.

Misioni ynë është që Shkolla NYSS të jetë shkollë që me përmbajtjen, misionin e veprimtarinë pasqyron shkollat e specializuara të New York-ut, duke marrë për model orientimi pikërisht shkollën “The Bronx High School of Science’’. Për t’i përmbushur, në mënyrë sa më të mirë të mundshme, misionin dhe objektivat, Shkolla NYSS do t’i shfrytëzojë të gjitha instrumentet mësimore e pedagogjike që i shfrytëzojnë pesë shkollat e specializuara e elitare të New York-ut.

Shkolla NYSS do të jetë një mundësi unike për nxënësit e talentuar që të sfidohen dhe t’i nxënë njohuritë në STEM; t’i zhvillojnë shprehitë e të studiuarit dhe të menduarit kritik; t’i përvetësojnë e t’i zbatojnë metodat e kërkimeve bashkëkohore për t’i zgjidhur problemet praktike e bashkëkohore të shekullit XXI.

Shkenca, teknologjia, inxhinieria e matematika janë pjesë të pandashme edhe të çdo fushe tjetër, si mjekësia, ekonomia, arkitektura, kontabilizmi, e madje shkencat shoqërore e humane, sepse edhe këto informohen nga të dhëna statistikoree të matshme. Prandaj, shkolla NYSS u ofron nxënësve përgatitje përmbajtësore dhe mundësi të larmishme për zhvillimin e tyre intelektual, në mënyrë që t’i realizojnë synimet në një gamë orientimesh profesionale të së nesërmes.

Në mënyrë që nxënësit të vijnë përherë e më të pajisur me dije që kërkohen në lëndët STEM, Shkolla NYSS nis njëkohësisht edhe me klasën VI të ciklit të shkollës së mesme të ulët, duke ia begatuar planprogramet mësimore bazë të MASHTI-t me module që avancojnë lëndët STEM.

Stafi ynë akademik përbëhet nga profesionistë e shkencëtarë me përvojë në mësimdhënie e aktivitete shkencore. Në fushën STEM të gjithë mësimdhënësit tanë janë me gradën shkencore doktorë dhe individë të përkushtuar në fushën e tyre. Ne synojmë të nxjerrim diplomantë që do t’i vazhdojnë studimet universitare në top 50 universitetet më cilësore të botës, në mënyrë që të kthehen në qytetarë modelë dhe aktivë në procese që ndikojnë në dobi të shoqërisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Autoritetet Koreane hapin hetim ndaj kompanisë pas TerraUSD

Story i radhës

Vuçiç propozoi shkëmbimin e energjisë me qymyr, Kurti refuzon: Është plan i tij që të kalojë tek shkëmbimi i territoreve

Të fundit nga

ShkoLartë