new religion e bebe rexhes eshte kenga e dyte me e degjuar ne radiot amerikane sipas statistikave mujore 69ff1da49df9a

“New Religion” e Bebe Rexhës është kënga e dytë më e dëgjuar në radiot amerikane sipas statistikave mujore

May 9, 2026
1 minut lexim

World Airplay Radio Monitor ka publikuar së fundmi renditjen javore të këngëve më të dëgjuara në radio, duke sjellë edhe një herë në fokus hitet që po dominojnë transmetimet në mbarë botën në skenën dance.

Sipas listës së publikuar në “WARM – Global Dance Radio Chart”, kënga e re “New Religion” e këngëtares shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, në bashkëpunim me Faithless, është renditur aktualisht në vendin e dytë si një nga këngët më të transmetuara të javës në radio.

Ky sukses vjen në një periudhë kur Bebe Rexha është shumë e angazhuar me promovime dhe paraqitje mediale, teksa po përgatitet për publikimin e albumit të saj të ri “Dirty Blonde”.

“New Religion” është kënga që udhëheq këtë projekt dhe po shihet si një prej materialeve më të forta të kësaj faze të re të artistes.

Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen e radhës në New York City, ndërsa hiti i saj i ri “New Religion” vazhdon të kryesojë top-listën e Billboard

Albumi “Dirty Blonde” pritet të publikohet i plotë më 12 qershor, ndërsa do të jetë albumi i katërt në karrierën e Bebe Rexhës.

Me “New Religion” që po ngjitet në krye të renditjeve të transmetimeve në radio, pritshmëritë për albumin e ri janë rritur ndjeshëm, duke e pozicionuar atë si një nga publikimet më të komentuara të sezonit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rusia mban parade te kufizuar te dites se fitores mes masave te rrepta te sigurise ne moske 69ff1c40d242d
Lajmi i mëparshëm

Rusia mban paradë të kufizuar të Ditës së Fitores mes masave të rrepta të sigurisë në Moskë

vlen shnderrohet ne parti te vetme sot mbahet kongresi i bashkimit 69ff24d0750ad
Lajmi i radhës

VLEN shndërrohet në parti të vetme, sot mbahet Kongresi i Bashkimit

Të fundit nga

ShkoLartë