Një tjetër ndeshje zhgënjyese për Manchester United, që nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim 1-1 kundër Leicester në Premier League.
Një barazim që shkaktuar shumë reagime nga tifozët dhe ish-kapiteni Gary Neville, i cili tashmë nuk gjen më fjalët për të përshkruar sezonin negativ të ish-ekipit të tij, shkruan Telesporti.
Në një intervistë të dhënë për Sky Sports, mbrojtësi ka komentuar atë që po jeton personalisht, por edhe gjendjen shpirtërore të tifozoëve të Djajve të Kuq.
“Nëse më pyesni nëse Manchester United do të dalë mes katër të parave në renditje dhe në Champions, unë them jo”, ka thënë Neville.
“Ndeshja me Leicester ka qenë me të vërtetë e shëmtuar. Besoja se pushimi për ndeshjet e kombëtareve mund t’i jepte një avantazh Manchester United, për të karikuar bateritë dhe për të fituar nëntë ndeshjet e fundit. Por duket se do të jenë dy muaj të gjatë dhe të vështirë për skuadrën dhee ttifozët”, ka thënë Neville.
“Ka qenë e vështirë ta shikosh Manchester United të luajë. Nuk zemërohem me ata dhe nuk besoj se tifozët janë larguar nga stadiumi të zemëruar. Faza e zemërimit të tifozëve të Manchester United ka kaluar.
“Tani janë vetëm të mërzitur. Problemet kanë qenë dhe janë akoma shumë. Nga Maguire te Cristiano Ronaldo, te trajner dhe tani edhe Rashford. Ndeshja e luajtur kundër Leicester pa asnjë sulmues të pastër dhe qëndrimi i tij në stol e ka vrarë përfundimisht”.