Uniformat blu kanë shkuar mbrëmjen e sotme në banesën e truprojës së ish kryeministrit Sali Berisha për ta vënë atë në pranga.
Sipas Syri.net atij i është komunikuar një urdhër ndalimi me argumentin se ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin Gerti Shehu, që goditi Berishën sot para protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kanë qenë tre efektivë policie që kanë trokitur në banesën e tij ndërkohë që nuk ka një komunikatë zyrtare nga ana e policisë.
Gerti Shehu sulmoi Berishën para protestës duke e qëlluar atë me grusht në fytyrë. Menjëherë ai u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe simpatizantë të tjerë të PD, të cilin ishin grumbulluar për të marshuar drejt protestës.