Neutralizohen 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit

June 6, 2022
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka bërë të ditur sot se pas një pune të pandërprerë, efektivët e Forcave të Armatosura kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.

“Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare”, u shpreh ministri Peleshi në rrjetet sociale.

Ai theksoi se, “trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse”.

Peleshi publikoi edhe një video nga situata e zjarreve në ishullin e Sazanit, ku flakët në 14 vatra janë neutralizuar nga ana e efektivëve të Forcave të Armatosura. /

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sfida e të gjitha qeverive: Pse nuk ka ndryshuar rroga minimale prej vitit 2011

Story i radhës

Ahmeti: Në rënien e “Perandorisë Jugosllave” kam qenë aktor dhe jo sufler

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë