Netflix përmirëson planin bazik, 43 përqind e përdoruesve shkëmbejnë llogaritë

Netflix do ta bëjë planin 6.99 dollarësh në muaj me reklama akoma më të mirë. Kompania ka vendosur të rrisë cilësinë video nga 720 në 1080p dhe abonentët e këtij plani mund të shikojnë dy transmetime njëherazi.

Kompania synon që ta ofrojë këtë plan në më shumë vende të botës në muajt e ardhshëm. Kompania thotë se është e kënaqur me progresin e planit Basic me reklama të cilin e lançoi në Nëntor.

Është një lëvizje e mirëpritur nga Netflix ndërsa përmirëson shërbimin më bazik menjëherë pas rivalit Warner Bros.

Ditën e Marte Netflix gjithashtu njoftoi se do të shtynte debutimin global të nismës për të parandaluar shkëmbimin e llogarive si dhe ndërpreu shërbimin e dërgimit të DVD-ve.

Kompania tha se rritja e numrit të abonentëve kishte ndikuar në tregjet ndërkombëtare ku ka lançuar nisma të tilla. Besohet se mëse 100 milionë përdorues shkëmbejnë llogaritë, ose afro 43 përqind të përdoruesve të përgjithshëm.

Kjo sipas kompanisë ka ndikuar në aftësinë e saj për të investuar në përmbajtje të reja. Edhe plani bazik me reklama dhe ndalimi i shkëmbimit të fjalëkalimeve janë përpjekje për të rritur fitimet e kompanisë. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

“Shoqëria duhet të përgatitet për zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale”

Story i radhës

Ministri suedez në Beograd: Serbia të përshtatet me politikën e BE-së ndaj Rusisë

Të fundit nga