Netflix do të bëjë një seri dokumentarësh për një prej reperëve më të këqij të të gjitha kohërave. Heather “Razzlekhan” Morgan dhe bashkëshorti i saj Ilya Lichtenstein, u arrestuan këtë javë për konspiracion dhe përpjekje për të pastruar 119,754 bitcoin të vjedhur nga bursa e kriptomonedhave Bitfinex në 2016-ën.
Në kohën e vjedhjes vlera e tyre ishte 63.7 milionë dollarë. Sot vlejnë më shumë se 5 miliardë dollarë. Lichtenstein dhe Morgan pastruar afro 25 mijë bitcoin me vlerë 1.08 miliardë dollarë sot duke blerë ar dhe NFT.
Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë deri në 25 vite burg. Agjentë specialë aksesuan llogaritë e kontrolluara prej tyre ku mbaheshin 94 mijë bitcoin.
Është konfiskimi më i madh financiar realizuar ndonjëherë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. /PCWorld Albanian