Netanyahu akuzon Hamasin për moslirimin e të gjitha pengjeve gra

1 minut lexim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se kanë filluar sërish sulmet ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratën nga Zyra e Netanyahut, akuzohet Hamasi lidhur me rifillimin e sulmeve ndaj Rripit të Gazës.

“Hamasi nuk ka liruar të gjitha pengjet gra në përputhje me marrëveshjen mes palëve dhe ka lëshuar raketë drejt Izraelit”, ka deklaruar Netanyahu.

“Duke iu kthyer luftës, do të theksojmë se qeveria izraelite i është përmbajtur qëllimeve të luftës. Qëllimet janë lirimi i të burgosurve izraelitë, eliminimi i Hamasit dhe sigurimi që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për Izraelin”, tha ai.





Story i mëparshëm

Seanca për pyetjet e deputetëve

Story i radhës

Monedhat e huaja nuk dalin nga gremina, ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Të fundit nga