delegacioni nga komuna inegol e turqise vizitoi komunen e cairit 6712d284ba29f

Delegacioni nga Komuna Inegol e Turqisë vizitoi Komunën e Çairit

October 18, 2024
1 minut lexim


Sekretari i Komunës, Faruk Nevzati, mirëpriti dje delegacionin nga Komuna İnegöl e Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga Nënkryetari Ayhan Güleç, njoftojnë nga Komuna e Çairit.

“Delegacioni, i përbërë kryesisht nga individë me prejardhje shqiptare, kishte një lidhje të thellë me trojet e tyre të origjinës, duke e bërë takimin të ngrohtë dhe familjar. Shumica e anëtarëve të delegacionit janë me rrënjë nga Kumanova dhe flasin me krenari për vendlindjen e paraardhësve të tyre.


Gjatë takimit, u theksua rëndësia e shqiptarëve të vendosur jashtë trojeve etnike, duke i cilësuar ata si një thesar i çmuar për kombin shqiptar. Një bashkëpunim i tillë midis komuniteteve është i natyrshëm dhe përforcon lidhjet e ngushta mes shqiptarëve kudo që ndodhen”,thuhet në njoftim.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

jotova tha se ministrja ka dokumenta bullgare bozhinovska vetem per nevoja ekonomike mirepo nuk ndihem bullgare 6712cbb5328d6
Story i mëparshëm

Jotova tha se ministrja ka dokumenta bullgare, Bozhinovska: Vetëm për nevoja ekonomike, mirëpo nuk ndihem bullgare

protesta e pd se ne strasburg nesturi opozita per tubim rama ne new york per takim me diasporen 6712d461c7580
Story i radhës

Protesta e PD-së në Strasburg, Nesturi: Opozita për tubim, Rama në New York për takim me diasporën!

Të fundit nga

ShkoLartë