Nesho: Një ‘JO’ e Maqedonisë së Veriut do të shtynte dhe një dekadë hapjen e negociatave, jemi me fat

July 16, 2022
1 minut lexim

Diplomati, Agim Nesho, vlerëson se Shqipëria është me fat që doli nga zhbllokimi i negociatave si pasojë e përgjëgjshmërisë së parlamentit maqedonas por edhe vendimit gjeopolitik të BE për ti pasur me patjetër Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pjesë të tij.

Në një intervistë për Rtv Ora ai thotë se një ‘JO’ nga fqinji ynë sot do të thoshte edhe një dekadë e humbur për ne në negociata.

Nesho: Hapja e negociatatve duket se ka marrë dritën jeshile nga një veprim i përgjegjshëm i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, është një veprim që ka një kosto për arsye të problematikës së gjerë brenda vendit lidhur me identitetin kombëtar.

Por Maqedonia e Veriut zgjodhi një rrugë të sigurt, perspektivën europiane. Së dyti është nevoja e domosdoshme e Shqipërisë për të hapur këto negociata, për të qenë në kontrollin e vlerave dhe principeve europiane është më se e nevojshme në kohët që po kalojmë.

Hapja e negociatave do të jetë diçka që nuk diskutohet, por ecuria sidomos për Maqedoninë e Veriut,  do të vazhdojë nga kushtet që i ka vënë propozimi francez.

Kjo është vetëm një hapje, dritë shprese që tregon se Shqipëria pavarësisht detyrave të realizuara apo të parealizuara që ka, ka një vullnet politik nga vendet e BE që kërkojnë që Ballkani Perëndimor sa më shpejt, sidomos Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të jenë pjesë e tij.

Ky vendim gjeopolitik i tyre është në interesin tonë. Sot shtypi ndërkombëtar shkruante se nëse parlamenti maqedonas thoshte jo hapja e negociatave mund të shtyhet për një dekadë tjetër. Jemi me fat.

Gati 17 vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për BE, Maqedonia e Veriut, më në fund, duket se do të nisë negociatat për anëtarësimin në bllok.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi të shtunën një propozim të Francës, për zgjidhjen e një kontesti rreth gjuhës dhe historisë midis Shkupit dhe Sofjes, që i hap rrugë integrimit të mëtejshëm evropian të Maqedonisë së Veriut.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nesër ndryshon moti, priten reshje shiu

Story i radhës

Horoskopi i Paolo Fox 17 korrik 2022: Ja çfarë na thonë yjet për të dielën

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë