Nesër ndryshon moti, priten reshje shiu

Megjithëse sot mbi vend gjatë ditës dominuan kthjellime dhe mot i nxehtë, orëve të pasdites nga pjesët perëndimore të vendit u zhvilluan vransira të cumulonimbuseve, siq edhe shihen në këtë pamje nga Prishtina.

Rrebeshe e bubullima kishte nga pjesë të Dukagjinit dhe nga zonat malore në perëndim dhe veriperëndim të vendit. Temperaturat maksimale në shumicën e qyteteve arrinë në 31C e 32C, derisa në Gjakovë 34C, sipas matjeve të IHMK-së në orën 16.

Për ditën e diel, orëve të hershme të mëngjesit priten mundësi për riga lokale shiu. Ditën do të ketë intervale më të gjata me diell, e pasdite përreth viseve malore, mund të zhvillohen sërish rrebeshe me bubullima.

Temperaturat minimale zbresin në 15C deri 18C, e ato maksimale në një rënie të lehtë, e luhaten ndërmjet 29C deri 32C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu e verilindja 5-12m/s.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia rrit rekrutimin ushtarak për intensifikim të luftës në Ukrainë

Story i radhës

Nesho: Një ‘JO’ e Maqedonisë së Veriut do të shtynte dhe një dekadë hapjen e negociatave, jemi me fat

Të fundit nga