Nesër studentët bashkohen në marshin për një jetë më dinjitoze

November 16, 2022
1 minut lexim

Shkup, 16 Nëntor – Ndryshimet në ligjin për ushqimet e subvencionuara do të bëhen sërish me procedurë të shkurtuar. Me 54 vota pro, deputetët miratuan ndryshimet dhe tani ato do t’i dërgohen Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe Komisionit Legjislativo-Ligjor për ta diskutuar propozimin dhe më pas do të kalojë në seancë plenare. Sipas deputetes Jaklina Lazarevska nga radhët e LSDM-së, kërkesat e studentëve janë respektuar dhe zgjatja e pagesës së parave të ushqimit deri në muajin mars është vetëm një zgjidhje e përkohshme.

 

Sipas opozitës, këto ndryshime në ligj vetëm sa vijojnë revoltën studentore. Ndërkohë studentët nga të gjitha Universitetet janë bashkuar dhe nesër do të zhvillojnë marsh në ditën ndërkombëtare të studentëve. Në orën 17.30 do të dalin nga Qeveria dhe do të kalojnë në Ministrinë e Arsimit. – Kërkesa të përbashkëta të të gjithë studentëve janë renovimi i konvikteve studentore, tha Slavço Temelkovski – kryetar i Kuvendit Studentor Universitar të UKIM. Të hënën, derisa po mbahej protesta para Kuvendit, studentët brenda vendit u pajtuan me qeverinë që nga muaji mars të jetë 150 denarë dhe të përfshihen aktivisht në grupet punuese për të sjellë ndryshime ligjore ndikojnë në to.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ngjarjet e datës 17 nëntor

Story i radhës

SHBA: Republikanët fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë