neser nisin punimet ne rrugen enver maloku ne prishtine 6887bdc35aa51

Nesër nisin punimet në rrugën `Enver Maloku` në Prishtinë

July 28, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, më 29 korrik, do të nisin punimet për përmirësimin dhe vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në rrugën “Enver Maloku”.

Punimet do të përfshijnë vendosjen e sinjalistikës rrugore, ndarjen e shiritave të qarkullimit, përfshirë linjat e autobusëve, korsitë për biçikleta, vijat e bardha dhe vendkalimet për këmbësorë, si dhe masa shtesë për rritjen e sigurisë rrugore.

Komuna ka bërë të diture se punimet do të zhvillohen në orarin 00:00 – 05:00, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim dhe ndalesa të shkurtra, nga kryqëzimi i rrugës “Enver Maloku” me rrugën “Xheladin Rekaliu” dhe “Edmond Hoxha” deri tek kryqëzimi me rrugën “B” – “Agron Rrahmani” (rrethrrotullimi).

“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju ftojmë të respektoni sinjalizimin e përkohshëm dhe udhëzimet e stafit në terren, për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve”, thuhet në njoftim. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtetasi i serbise u kap me targa te falsifikuara te automjetit prokuroria nis procedure hetuese 6887bd4ac2dc0
Lajmi i mëparshëm

Shtetasi i Serbisë u kap me targa të falsifikuara të automjetit, Prokuroria nis procedurë hetuese

djali i loren martohet me partneren 20 vjet me te re aktorja legjendare nuk merr pjese 6887beef8ecb5
Lajmi i radhës

Djali i Loren martohet me partneren 20 vjet më të re, aktorja legjendare nuk merr pjesë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë