​Nesër nisin diskutimet për kthimin ose jo të atletëve rus dhe bjellorus në garat ndërkombëtare

March 27, 2023
1 minut lexim

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) do të diskutojë për rezultatet e konsultimeve në lidhje me statusin e sportistëve nga Rusia dhe Bjellorusia në takimin e tij që do të zhvillohet nga nesër deri më 30 mars.

Organizata kishte njoftuar më parë se po kërkonte mënyra për të rikthyer të dy vendet në sportin ndërkombëtar, pasi më parë kishte rekomanduar që ato të ndaloheshin për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Si rezultat, IOC ka zhvilluar një sërë konsultimesh me Komitetet Olimpike Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare, përfaqësuesit e atletëve dhe anëtarët e saj, përcjellë KosovaPress.

Diskutimet u përqëndruan në temën e “solidaritetit me Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe statusin e atletëve nga këto vende”.

Në ndryshimin e qëndrimit të saj për çështjen në fjalë, IOC ka sugjeruar që nëse Rusia dhe Bjellorusia kthehen, do të ishte nën “kushte të rrepta” neutraliteti.

Presidenti i IOC Thomas Bach ka mbrojtur vendimin për të kërkuar kthimin e atletëve rusë dhe bjellorusë, duke këmbëngulur se ka “përgjegjësi ndaj të drejtave të njeriut dhe Kartës Olimpike”.

Një propozim i sugjeruar ka qenë që atletët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë në garat aziatike, duke pasur parasysh kufizimet e udhëtimit dhe kundërshtimin ndaj pjesëmarrjes së tyre në Evropë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gazetari i Top Channel flet për sulmin ku humbi jetën roja

Story i radhës

Ministri i Drejtësisë: Do të parashtroj kërkesë për riatdhesimin e Gruevskit, mbetet të përgjigjet edhe për nëntë lëndë para gjykatave vendore

Të fundit nga

​Verstappen mund të pezullohet nga GP

Max Verstappen është në prag të një pezullimi nga një garë në Formula 1, pas një incidenti të diskutueshëm me George Russell gjatë Çmimit të Madh të Spanjës të dielën e një
sqmken
ShkoLartë