Nesër në Moskë takim i ministrave të mbrojtjes dhe shefave të inteligjencës Türkiye-Rusi-Siri-Iran

 Një takim i ministrave të mbrojtjes dhe shefave të inteligjencës të Türkiyes, Rusisë, Sirisë dhe Iranit do të mbahet nesër në Moskë, tha ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, transmeton Anadolu.

Në një prononcim, Akar tha se ministrat e mbrojtjes dhe shefat e inteligjencës turke, ruse dhe siriane u takuan në Moskë më 28 dhjetor të vitit të kaluar dhe vendosën të vazhdojnë takimet.

“Më vonë u shkëmbyen mendime për pjesëmarrjen e Iranit në këto takime. Kjo është miratuar nga autoritetet përkatëse. Në vazhdimësi të atij sesioni, këtë herë si katërshe, ne po përgatitemi për një takim ku do të marrin pjesë ministrat e mbrojtjes dhe shefat e inteligjencës”, tha Akar.

“Më 25 prill, ky takim është planifikuar të mbahet në Moskë. Synimi ynë është të zgjidhim problemet përmes negociatave dhe të sjellim paqe dhe qetësi në rajon sa më shpejt të jetë e mundur”, tha shefi i mbrojtjes turke.

Akar tha se pas takimeve priten disa hapa pozitivë.

Ai shtoi se Türkiye është e vendosur në luftën kundër terrorizmit dhe synon të sigurojë që sirianët në Türkiye të kthehen në tokën e tyre vullnetarisht, të sigurt dhe me dinjitet.

“Ne kemi vëllezër dhe motra sirianë me të cilët jemi bashkë, qofshin ata në Türkiye apo Siri. Nuk bëhet fjalë që ne të marrim ndonjë vendim që do t’i vërë në telashe”, tha ministri turk i mbrojtjes.





Story i mëparshëm

Disa vende fillojnë evakuimin e shtetasve të tyre nga Sudani

Story i radhës

Liqeni i Batllavës mbetet në nivelin maksimal

Të fundit nga