Nesër moti me diell me vranësira mesatare, në orët e pasdites shi i rrëmbyeshëm lokal

June 6, 2022
1 minut lexim

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Nga orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirës jostabile të përcjell me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë, kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 17, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 25 deri në 31 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri në 15, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 30 gradë.

Deri të premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe mot jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi intensiv të rrëmbyeshëm. Temperatura e ditës do të jetë në rënie.

Në në Luginën e Shkupit moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, kohë pas kohe në formë të motit të ligë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hovenier: Pavarësisht progresit, ka ende shumë për të bërë të drejtat e komunitetit LGBTQI+

Story i radhës

Osmani: Vizita e Lavrovit në Beograd do të vinte në pikëpyetje samitin e Ballkanit të Hapur

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë