neser me shume perfundon protesta e 49 kunder kryeministrit qytetaret kerkojne doreheqjen e panegociueshme te rames 6a5bf54f33d17

“Nesër më shumë”, përfundon protesta e 49 kundër kryeministrit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

July 18, 2026
1 minut lexim

Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Rama jep dorëheqjen” qytetarët kanë përfunduar marshimin e tyre.

Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Tiranë në ditën e 49-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me një pjesëmarrje masive.

Protesta nisi në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas ata marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Gjatë marshimit u dëgjuan gjithashtu thirrje që kërkonin arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe slogane të tjera politike.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në realizimin e kërkesave që kanë paraqitur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga burgim i perjetshem ne 30 vjet burg vendimi i supremes hap debat 6a5bf4d436bf6
Lajmi i mëparshëm

Nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg, vendimi i Supremes hap debat

spanja po pergatitet per nje vale te trete te te nxehtit temperaturat mund te shkojne mbi 45c 6a5bf5b0c42b7
Lajmi i radhës

Spanja po përgatitet për një valë të tretë të të nxehtit, temperaturat mund të shkojnë mbi 45°C

Të fundit nga

ShkoLartë