neser me shume dy muaj protesta kunder qeverise marshimi perfundon poshte zyres se kryeministrit 6a6bc756d367c

“Nesër më shumë!”- Dy muaj protesta kundër qeverisë, marshimi përfundon poshtë zyrës së kryeministrit

July 30, 2026
1 minut lexim

Pas më shumë se dy muajsh protesta të përditshme, qytetarët kanë përmbyllur mbrëmjen e sotme marshimin në Tiranë, duke u ndalur sërish para godinës së Kryeministrisë me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

Protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa gjatë rrugës hodhën slogane kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan largimin e tij nga detyra.

Në përfundim të tubimit, para zyrës së kreut të qeverisë, u dëgjuan thirrjet: “Dorëheqje!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg!”, ndërsa si çdo natë organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të rikthehen sërish në protestë ditën e nesërme.

“Nesër më shumë!”, ishte mesazhi i dhënë në fund të protestës.

Tubimet, të nisura prej 61 ditësh, vijojnë të shoqërohen me marshime nëpër Tiranë, pankarta dhe fjalime nga aktivistë e qytetarë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ldk i jep mandat abdixhikut per bisedime me lvv ne haziri zbulon tri parimet 6a6bc6d365d32
Lajmi i mëparshëm

LDK i jep mandat Abdixhikut për bisedime me LVV-në, Haziri zbulon tri parimet

keshilli i ministrave i bosnjes hap rrugen per ratifikimin e marreveshjen per gazsjellesin nderlidhja jugore 6a6bc7b21360f
Lajmi i radhës

Këshilli i Ministrave i Bosnjës hap rrugën për ratifikimin e marrëveshjen për gazsjellësin, Ndërlidhja Jugore

Të fundit nga

ShkoLartë