Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, deklaroi se delegatët i kanë dhënë kryetarit Lumir Abdixhiku mandat që të angazhohet për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se një marrëveshje e tillë mund të arrihet vetëm nëse plotësohen tri parime themelore.
Haziri u ka thënë mediave se kërkesa e bashkëpatriotëve tonë u mbyll sot në një atmosferë paqësore dhe miqësore dhe kërkesa e dytë që delegatët i kanë dhënë Abdixhikut që të angazhohet për bashkëpunimin me LVV-në, që nuk do të varet vetëm nga ata si LDK.
Haziri: Bashkëpunimi me LVV-në mund të bëhet në bazë të tri parimeve
“Bashkëpunimi në tri parimet që kemi thënë tash e një kohë, që duhet të kemi marrëveshje për të gjitha ose asnjë, kriteri i dytë, agjenda shtetërore, politika sektoriale, programet qeverisëse, interesi i republikës duhet të përballohet sepse Kosova ka agjendë të rënd, tash e dy vit e gjysmë nuk është punuar në këtë vend, nuk është përballuar asnjë proces, asnjë situatë dhe e treta jo më pak e rëndësishme komfor këtyre dy të parave, është ndarja e përgjegjësive . Aty ku secili merr role dhe përgjegjësinë dhe kjo duhet të bëhet me një marrëveshje bashkëpunim, në të kundërtën LDK shkakton procese“, tha ai.
Sipas tij, pasi që të dakrodohen për të gjitha, dakordohen edhe për ndarjen e përgjegjësive, ku LDK mandej adapton emra.
Haziri: Çdo proces i madh në Kosovë as nuk shkaktohet as nuk mbyllet pa LDK-në
“Jo vetëm i presidenti. Çdo proces i madh në Kosovë as nuk shkaktohet as nuk mbyllet pa LDK-në. Kjo tregon edhe sonte, edhe nesër dhe është mirë që edhe partia e parë dhe partitë tjera që e kanë provu sepse jo rastësisht ata duan të punojnë veç me neve, kanë punu, kanë bashkëpunuar veç me ne dhe të gjithë kërkojnë me bashkëpunuar veç me ne, kështu që gatishmërinë tonë mos ta marrin si dobësi, për neve bashkëpunimi është vlerë por jo domosdoshmërisht siç e nëse s’ka bashkëpunim në proces, atëherë për urime iu qoftë”, tha ai.
Burimi: botasot.info


