Nesër mbledhje e jashtëzakonshme në Kuvendin e Prishtinës, diskutohet gjendja e sigurisë

August 17, 2023
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak  të situatës me sigurinë në kryeqytet nesër do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi.

Mbledhja do të mbahet të premten në ora 10:00 në objektin e vjetër të kryeqytetit.

“Nesër,18.08.2023 në ora 10:00 në objektin e vjetër të Kryeqytetit në Sallën e Kuvendit do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi”.

“Duke u bazuar në Situatën e sigurisë në Kryeqytet dhe pas shumë takimeve nga Kryetari z. Përparim Rama me përgjegjësit e sigurisë në nivel lokal, mbledhja do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Pas vrasjeve të fundit që ndodhë në Kosovë, Policia por edhe komunat po marrin masa të sigurisë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbajti nën kërcënimin e thikës prej dy orësh nënën dhe motrën në banesë, 37-vjeçari në Kuçovë arrestohet nga policia

Story i radhës

I morën rrogat, punonjësit e NQP-së nuk do të protestojnë

Të fundit nga

ShkoLartë