Nesër në Tetovë do të mbahet edicioni i dytë i aktivitetet që synohet të jetë tradicional, “Gratë në kulturë”.
Aktiviteti do të fillojë në ora 11:00 dhe pritet të përfundojë në ora 13:00, në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës në Tetovë.
Organizatorja e këtij aktiviteti, që synon të jetë tradicional, Besiana Mehmedi në emisionin e pasdites “Pastel”, në TV21 zbuloi pjesëmarrësit e këtij edicioni ndërkaq tha se këtë vit do të marrin pjesë edhe gra jashtë kulturës, humaniste dhe ish të burgosura politikisht.
“Sivjet janë gra të botës humane, ish të burgosura politikisht, të botës akademike, të artit, të kulturës, drejtoresha të institucioneve. Do të thotë ka një përfshirje më të gjerë”, tha Mehmedi mes tjerash.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur ky aktivitet u mbajt edhe në Kërçovë dhe Shkup, këtë vit ai do të mbahet vetëm një ditë dhe vetëm në Tetovë.