Nesër Kovaçevski pret në takim Mickoskin

Pas disa ditësh tensione, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski nesër do të takohen në Qeveri për të diskutuar propozimet e VMRO-DPMNE-së për tejkalimin e krizës energjetike.

Këtë e ka bërë të ditur Maja Kadievska nga VMRO-DPMNE gjatë një emisioni në TV 24.

Sonte ekskluzivisht po zbuloj se nesër në ora 11:00 Mickoski dhe ekipi i tij ekonomik do të kenë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Jam e kënaqur që për herë të parë në histori një lider i opozitës doli me propozim konkret për krizën energjetike dhe nesër do t’ia paraqesë kryeministrit, tha Kadievska.

Marketing

Story i mëparshëm

Xavi flet rreth mundësisë së rikthimit të Messit te Barcelona

Story i radhës

​Sensacioni i Serie A shënoi fitoren e gjashtë radhazi

Të fundit nga