Nesër fillon fushata për zgjedhjet parlamentare

Nesër fillon fushata për zgjedhjet kuvendare në RMV, përfaqësuesit e partive sot do të nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

Në mbrëmje pas mesnatës përfundoi afati për tu paraqitur për të votuar për të pafuqishmit dhe të sëmurit për zgjedhjet presidenciale.

Nga nesër deri më 22 prill në mesnatë, fushatat për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare mbivendosen, ndërsa fushata për zgjedhjet parlamentare do të zhvillohet edhe gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale.
Qeveria në seancën e djeshme vendosi që datat 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mbarëvajtjes së zgjedhjeve për Presidenti të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe këto dy ditë nuk do të punohet.

Story i mëparshëm

Kosova një hap më afër anëtarësimit në KiE!

Story i radhës

Bllokimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi, reagon Von Cramon

Të fundit nga