Nesër aktvendimi për “Talir 2”

June 7, 2022
1 minut lexim

Aktvendimi për rastin “Talir” do të publikohet nesër në orën 12:30, njoftoi sot pasdite gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska, e cila e udhëheq këtë lëndë, pas fjalëve përfundimtare të të akuzuarit të dytë Kirill Bozhinovski, ish-sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe i Qeverisë, me çka përfundoi debati kryesor për lëndën.

“Pas përfundimit të debatit kryesor Këshilli do të këshillohet, ndërsa publikimi i aktvendimit caktohet për më 8 qershor në orën 12:30. Kjo është bërë e ditur para të pranishmëve dhe konsiderohen si të njoftuar”, tha Aleksovska Stojanovska.

Në rastin “Talir 2” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arratisje, dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski. Fajtorët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, me ç’rast  kanë mundësuar personi juridik “Beton” SHA Shkup, ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, në kohën kur firma ka pasur marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore dhe institucione publike ose ndërmarrje, në kundërshtim me Ligjin për parti politike, Ligjin për financim të partive politike dhe Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve. Përfaqësues i akuzës është prokurori publik Lubomir Lale.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përdoruesit e PayPal tashmë mund të transferojnë Bitcoin dhe Ethereum në portofolë dhe platforma të jashtme

Story i radhës

Paraburgim për kosovarin që ka tentuar të korruptojë policin në Bllacë

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë