Shumë njerëz e urrejnë zilen e alarmit çdo mëngjes, ndërsa të tjerë duan që të mos ishin zgjuar ndërkohë që bie alarmi. Zgjimi minuta apo edhe orë para alarmit nuk është diçka e re, thanë disa ekspertë të gjumit për CNN, por mund t’u shkaktojë njerëzve shqetësime të vazhdueshme.
Faktorët e stresit kanë përkeqësuar gjumin. Pra, çfarë mund të bëni që të mos zgjoheni para alarmit?
Mos shikoni orën ose telefonin
Nëse zgjoheni papritmas herët në mëngjes, mos e kontrolloni orën. Të shohësh se është 3 e mëngjesit kur e keni vendosur alarmin në orën 7, mund të shtojë stresin. Kur nivelet e kortizolit rriten, trupi bëhet vigjilent. Ky proces është vështirëson gjumin sepse truri bëhet hiper-i angazhuar.
Ngrihuni nga shtrati
Pra, ndonëse duket e çuditshme, ekspertët thonë se është këshillë e mirë që të ngrihesh nga shtrati. Po, edhe në orën 3 të mëngjesit. Hiqni dorë nga ideja për të fjetur sërish gjumë. Kur veproni kështu, largoni presionin dhe ka më shumë gjasa që t’ju vijë sërish për gjumë. Çdo gjë, leximi i një libri, dëgjimi i muziks me volumë të ulët (por jo përdorimi i telefonit), mund ta shpërqendrojë pozitivisht trurin. Pasi të filloni të përgjumeni, kthehuni sërish në shtrat.
Shqyrtoni se çfarë funksionon dhe çfarë jo
Nëse ndonjë faktor mjedisor ndryshon – si udhëtimet, orari i punës ose ndriçimi – ritmi cirkadian i trupit mund të ndryshojë, duke sinjalizuar një zgjim të hershëm të pakëndshëm përpara alarmit. Në këtë rast, mund të merrni masa si vendosja e një rutine për gjumin, ndryshimi i ndriçimit të dhomës etj.