Nuk duhet ta detyrosh
Në moshën tre ose katër vjeç, është mjaft e zakonshme që një fëmijë të ketë një sy gjumë pasdite, përveç gjumit të rregullt të natës.
Pas kësaj periudhe, kjo nevojë bëhet individuale dhe disa fëmijë nuk do të kenë më nevojë për gjumë shtesë.
Nëse fëmijët rezistojnë dhe shihni se kanë energji dhe vullnet të mjaftueshëm, nuk ka nevojë t’i detyroni të flenë.
Rezistenca ndaj gjumit
Sipas pediatres Elizabeth Super, kur një fëmijë humbet nevojën për gjumë të përditshëm, bëhet e vështirë për të që të flejë në orarin e zakonshëm. Përveç kësaj, në përgjithësi do ta ketë më të vështirë të flejë dhe do të shkojë në shtrat më vonë se më parë. Nëse fëmija ofron çfarëdo lloj rezistence, në kuptimin e indinjatës me zë të lartë, të ngritjes nga shtrati e të ngjashme, nuk ka nevojë ta detyroni të flejë.
Humor i mirë
Nëse fëmija ka energji të mirë gjatë gjithë ditës, është në lëvizje, është aktiv dhe i buzëqeshur, është e mundur që gjumi i natës t’i japë mjaftueshëm forcë.
Mëngjese të lehta
Nuk ka nevojë për një sy gjumë edhe nëse fëmija zgjohet lehtë dhe ngrihet me humor të mirë. Është gjithashtu një shenjë se nata i mjafton për të pushuar.