pistorius aleatet e medhej europiane do te zbatojne me shpejtesi objektivat e reja te nato s 6785ab6e96db2

Pistorius: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s

January 14, 2025
min lexim

Gjermania, Polonia, Britania, Franca dhe Italia do të zbatojnë sa më shpejt që të jetë e mundur objektivat e reja të NATO-s lidhur me armët dhe numrin e trupave, për të cilat Aleanca pritet të bjerë dakord, u zotua të hënën ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer , i tha më herët agjencisë së lajmeve Reuters NATO synon të marrë një vendim mbi objektivat e reja për armët dhe numrin e trupave këtë verë.

Aleanca ushtarake dhe politike perëndimore ka qenë nën trysni jo vetëm pas sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022, por edhe së brendshmi, mes thirrjeve të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të rritur nivelin e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje për objektivat e aftësive të reja disa javë përpara se udhëheqësit e tyre të takohen në Hagë më 24-26 qershor, tha për Reuters admirali holandez Rob Bauer.

Në takimin e nivelit të lartë në Hagë do të diskutohet gjithashtu për rritjen e objektivit ekzistues të shpenzimeve ushtarake të NATO-s prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, në 3 për qind, I paraqitur nga disa ekspertë si një objektiv i ri i mundshëm. Zoti Trump, i cili kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, kohët e fundit kërkoi një objektiv të ri shpenzimesh të mbrojtjes në nivel prej 5 për qind.

Duke folur pas një takimi me 4 homologët e tij në qytezën polake Nowa Wies, zoti Pistorius mirëpriti vendimin e NATO-s për të arritur një marrëveshje për objektivat e reja të aftësive të Aleancës në qershor, dhe jo në tetor, sikurse ishte parashkuar, një lëvizje që siç tha ai ishte nxitur nga Gjermania. “Në këtë mënyrë fitojmë kohë dhe ne mund të fillojmë shumë më herët zbatimin e objektivit,” u tha zoti Pistorius gazetarëve.

Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë përpjekjet e zotit Trump që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke argumentuar se kjo do të ishte e barabartë me më shumë se 40 për qind të buxhetit total të Gjermanisë.

“Pyetja thelbësore për mua është: Sa shpejt arrijmë ne … çdo aleat, të përmbushim objektivat e reja të NATO-s? … Sa shpejt jemi plotësisht në gjendje të mbrohemi kur është e nevojshme?” tha zoti Pistorius.

Ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu, tha se buxhetet ushtarake do të vazhdojnë të rriten, por nuk dha një shifër për një objektiv të ri të NATO-s. “Gjendja është më e keqe se sa gjatë Luftës së Ftohtë… Ne mund të mposhtemi pa u pushtuar”, tha ai, duke iu referuar sulmeve kibernetike.

Ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha se në takimin e ardhshëm të Grupit të Pesë Vendeve në Paris do të diskutohet mbi financimin e Aleancës dhe zhvillimin e industrisë së armëve në Evropë./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

hoxhaj ne prizren e suhareke faleminderit per entuziazmin dhe mbeshtetjen e fuqishme 6785a428d7c2c
Story i mëparshëm

Hoxhaj në Prizren e Suharekë: Faleminderit për entuziazmin dhe mbështetjen e fuqishme

rrahman rama cdo shtepi cdo lagje cdo fshat e gjithe vushtrria jane percaktuar per ma mire 6785ac214685d
Story i radhës

Rrahman Rama: Çdo shtëpi, çdo lagje, çdo fshat e gjithë Vushtrria janë përcaktuar për ma mirë

Të fundit nga

Problemi është klauzola e frikshme

Kylian Mbappe është lojtar ëndrrash, por nuk është qendërsulmues. Kjo është kuptuar me kohë që në Paris, por francezi ende konceptohet si 9-sh në Madrid. Real Madrid padiskutim që e ka një plan

Qeveria me masa të reja ekonomike

Qeveria mori vendim për vendosjen e marzhës për shumë produkte ushqimore dhe jo ushqimore. Pavarsisht kërkesës së Odës së tregtarëve, që kërkonin të vendoset marzhë për 200 produkte, Qeveria vendosi për 1000
ShkoLartë