Aventura e Gianluca Scamacca në Premier League me skuadrën e Aston Villa në sezonin e parë nuk shkoi ashtu siç e kishte parashikuar. Vetëm 16 ndeshje nga 38 sfida i aktivizuar dhe vetëm 3 gola për sulmuesin italian.
Dhe tani ai mund të kthehet në Itali dhe të jetë protagonist në Serie A. Roma është ajo që ka karkuar shërbimet e tij, por Scamaca pëlqehet edhe nga klube të tjera, përfshi Milanin dhe Juventus nëse ikën Vlahovic.
Por ndërkohë, ai ka shënuar tashmë një gol në zemrën e partneres së tij Flaminia, e cila ka postuar një foto romantike të të dyve: “Nëse nuk je ti, nuk është askush”.
Një dedikim shumë domethënës, që tregon se sa e dashuruar është ajo me bomberin italian. Çifti është duke shijuar pushimet në një ishull në Greqi, me futbollistin i pashqetësuar për të ardhmen, por kaluar momente fantastike me partneren e tij.