Nëse mbani rrobat e banjës të lagura në trup, rrezikoheni nga infeksionet: Si të veproni

August 14, 2023
min lexim

Me siguri keni dëgjuar se rrobat e lagura të banjës dhe lëkura nuk duhet të ngatërrohen bashkë. Kombinimi i pëlhurave sintetike, lagështisë dhe baktereve rreth belit tuaj janë një “recetë” e mundshme për infeksion dhe skuqje.

Nëse rrini gjatë me kostumin e banjës së lagur veshur në trup ka rrezik të përballeni me një infeksion ose acarim të lëkurës.

Jennifer Wu, një obstetre-gjinekologe në spitalin Lenox Hill në New York, konstaton se më shumë pacientë me infeksione vagjinale paraqiten gjatë verës në spital sesa në periudha të tjera të vitit.

Përse një kostum banje i lagësht mund t’ju krijojë probleme dhe sa të shqetësuar duhet të jeni:

Rritje e rrezikut të infeksionit vagjinal

“Bakteret dhe kërpudhat lulëzojnë në zona të ngrohta, të errëta dhe me lagështi, duke përfshirë vaginën. Veshja e një kostumi banje të lagur krijon hapësirën e duhur për infeksione vagjinale”, thotë Dr. Wu.

Këto infeksione karakterizohen nga një rritje e sekrecioneve vagjinale (të trasha dhe të bardha për infeksionin maja, gri në të bardhë dhe me erë të keqe për vaginozën bakteriale). Ju mund të përjetoni kruajtje ose acarim vaginal, dhimbje gjatë seksit ose urinim më të shpeshtë, konstaton klinika Mayo.

Irritimi ose skuqja e lëkurës

Infeksionet, fërkimi i përsëritur i lëkurës suaj ndaj materialit të rrobave të banjës së bashku me lagështinë mund ta lërë lëkurën tuaj të irrituar. “Kjo çon në kruajtje dhe plasaritje të lëkurës rreth kofshëve ose vulvës suaj të brendshme”, thotë Dr. Wu.

“Ju mund ta trajtoni në shtëpi lëkurën e çarë. Pastroni zonën rreth kofshëve me një sapun të butë dhe thajeni butësisht. Më pas aplikoni një shtresë xheli aloe vera të mbivendosur me një shtresë vazeline. “Kombinimi i të dyja siguron një shtresë mbrojtëse për të ndihmuar lëkurën tuaj të shërohet”, thotë Klinika e Cleveland.

Si të shpëtoni nga rrobat e banjës së lagura?

Të heqësh rrobat e banjës të lagura kur je në det apo në pishinë dhe të veshësh rroba të tjera të thata, mund të jetë zgjidhja ideale. Por, a është praktike? Kjo është e vështirë për t’u bërë gjatë gjithë qëndrimit në plazh ose pishinë. Lajmi i mirë është se ka mënyra të tjera që mund të zvogëlojnë rrezikun për një infeksion ose skuqje nga rrobat e lagura të banjës.

Zgjidhni rrobat e banjës së duhura për ju

“Sigurohuni që kostumi i banjës të mos jetë shumë i ngushtë”, rekomandon Dr. Wu. Një kostum që përshtatet rehat do të bllokojë lagështinë dhe do të shkaktojë më pak fërkime, shkruan Anabel.

Thajeni sa më shumë që të jetë e mundur

“Jepini vetes mundësinë që të thaheni plotësisht kur të dilni nga uji”, shton ajo. Një kostum i thatë do të bllokojë lagështinë. Hiqini peshqirët rrotull vetes dhe shmangni veshjen e pantallonave të shkurtra ose të fundeve mbi kostumin e lagur, sepse kjo bën që lagështia të qëndrojë më gjatë në trup.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Basha, Lajçakut dhe Borrellit: Flaka me ju dal se Albin Kurti nuk paguan koston e Serbisë për juve!

Story i radhës

Kjo foto na konfirmon lidhjen e Dafinës me biznesmenin

Të fundit nga

ShkoLartë