Nëse je i ndershëm në aut të nxjerrin të pandershmit kulturor

November 20, 2022
1 minut lexim

Për t’u çuditur, të konsiderojnë naiv, të papështatshëm e të keq nëse je i ndershëm, nëse lufton me forcat e tua mendore e shpirtèrore pa ndihmën e askujt, pa mos shfrytëzuar askë, nëse nuk je karrierist nuk të konsiderojnë fare, nëse e  lufton të keqen individualisht duke mos shfrytëzuar kurrë partitë politike, ministrinë e kulturës, kryetarët e komunave e as shoqatat kulturore e artistike të shpallin të keq e të injorojnë, pikërisht, shfrytëzuesit e partive dhe shoqatave kulturo-artistike.

Në këtë kohë “të mirë” janë ata që shfrytëzojnë e plaçkisin partitë e shoqatat e jo ata qê një qendarkë të huaj nuk e duan. Sot, për t’u respektuar duheshka me lutje e kërkesa pèrkulèse sponzoruese të plaçkisësh, të vjedhësh nga partitë, nga Ministria e Kultures e nga shoqatat për t’u respektuar se përndryshe në aut të nxjerrin.

Shumica e të “ndershmëve kulturorè” janë të autoritetshëm nëpër shoqatat kulturore për shkak se me anë të bizneseve e shtèpiave botuese tè veta private  ju konkurrojnë shoqatave të tyre amë pèr interesat e veta personale, e pra këta janë të priviligjuarit “e ndershèm” të shoqatave kulturore e artistike e jo të tjeret që dhe njè fije tè vogèl artistike e qindarke nuk kanè shkèputuar nga kèto shoqata të mallkuara.

Shtojcë:
Kurrë gjatë jetës nuk kemi kërkuar lëmoshë intelektuale, lëmoshë lutjesh sponzorimesh kulturore për t’u selfijosur e  rritur para mediave, nuk duam të bëjmë opinion me anë të partive e shoqatave kulturore, pasi nuk jemi tip i partive e shoqatave, por tip i ndershmèrisë dhe i dinjitetit personal.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Veliaj: Tirana, një nga qarqet më pak të prekura! Do ndihmojmë në zonat më të vështira, si Shkodra e Lezha

Story i radhës

Tensionet në veri të Kosovës, Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç të hënën në Bruksel

Të fundit nga

ShkoLartë