Një studim i madh i ri i ofron prova se njerëzit 50 vjeç e lart që flenë pesë orë ose më pak gjatë natës, kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundje të shumta kronike me kalimin e moshës, krahasuar me bashkëmoshatarët që pushojnë më gjatë natën.
Sëmundjet për të cilat kishte një rrezik më të lartë përfshinin diabetin, kancerin, sëmundjet koronare të zemrës, goditjen në tru, dështimin e zemrës, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet e mëlçisë, depresionin, çmendurinë, çrregullimet mendore, Parkinsonin dhe artritin.
Studime të tjera kanë treguar se të rriturit që nuk flenë mjaftueshëm, rreth shtatë deri në nëntë orë në natë, kanë një shans më të madh për të zhvilluar sëmundje kronike që përfshijnë gjithashtu obezitetin dhe presionin e lartë të gjakut.
“Kohëzgjatja e shkurtër e gjumit në moshën e mesme dhe të madhe është e lidhur me rrezikun më të lartë të shfaqjes së sëmundjeve kronike dhe multimorbiditetit”, përfundoi studimi.
Burimi: GAZETA.MK