Nëse fle me të, ai nuk do të të dojë më

min lexim

Ka cilësi të ndryshme që meshkujt kërkojnë te partneret e mundshme

Dashuria mund të jetë magjike, misterioze dhe e pashpjegueshme, por nuk është e rastësishme siç duket ndonjëherë – ka një shkencë vërtet serioze pas rënies në dashuri.

Kjo është arsyeja pse disa njerëz janë të tërhequr nga ne, dhe disa nuk janë të interesuar fare për dashurinë.

Pse disa njerëz e mbajnë interesin tonë pas asaj tërheqjeje fillestare, ndërsa të tjerët jo?

Dashuri kurrë mos kërko nëpërmjet seksit. Nëse nuk ka emocione të vërteta, as seks shumë të mirë nuk do të ketë. Afshi, në rend të parë, çon deri te seksi, jo te dashuria. Pa afsh nuk ka as dashuri.

Fillimi i ngutshëm i marrëdhënies seksuale, është vetëm një dëshirë për ta plotësuar mungesën e emocioneve.

Nëse ndodheni para ndonjë situate në të cilën dikë e keni vlerësuar si të mirë, të bukur, të pashëm, ju pëlqen, vetëm dy herë jeni takuar me të… Dhe tashmë jeni të sigurta që me të dëshironi diç më tepër se miqësia. Keni vendosur t’i kaloni disa hapa, të cilët me siguri do t’ju çojnë në krevat, ndërkaq ai nuk i ka emocionet tuaja. Shpresoni që në këtë mënyrë do të zgjoni ndjenjat dhe zemrën e tij. Nuk themi se nuk është e mundshme t’ju ndodhë ashtu, mirëpo të bëhemi të sinqertë – dyshojmë.

Femrat nisen nga supozimet që meshkujve u është me rëndësi vetëm seksi dhe që me shumë kënaqësi flenë me femrat, që vetë akti seksit do të thotë shumë. Në të shumtën e rasteve nuk është kështu. Nëse nuk ka komponentë emocionalë seksi me siguri nuk do të ndodhë.

Flasim për shembullin kur femra i propozon seks mashkullit, pakkush nga ta do ta refuzonte. Ajo në sytë e mashkullit do të ketë kualitete të ndryshme – edhe pozitive, edhe negative, mirëpo sido që të jetë nuk do të ketë ndikim tek emocionet.

Dikush pastaj do ta quante me emra të ndyrë, disa do ta ekzagjerojnë dhe do t’i thonë që më në fund kanë gjetur femrën e cila di se ç’është seksi i mirë.

Ndjenjat e dashurisë nuk lindin nga shkaqe të ndryshme, andaj nuk është e mundshme që të ndodhin nëpërmjet seksit.

Këshillë:

Kurrë mos e ndërtoni dashurinë në seks. Nuk është qëllimi ynë që ta përjashtojmë mundësinë që nga një shkëndijë të shpërthejë zjarri i cili do të shkaktojë flakë të amshueshme.

Mund të ndodhë që për shkak të marrëdhënies intime të zhvillohet dashuria, çdo gjë është e mundshme.

Prandaj, ju këshillojmë që në situata të tilla të mendoni mirë se çka duhet të bëni më vonë që të mos jetoni me frikën se do t’ju refuzojë.

Ju këshillojmë që të mos nguteni me seksin së paku për një kohë derisa mashkulli së paku të lidhet emocionalisht. Nuk mund t’ju themi sa duhet të prisni.

Nëse dështoni së paku njëherë, edhe përvoja do t’jua orientojë drejt kompasin e dashurisë. Dëgjojeni arsyen tuaj dhe ndjenjat tuaja dhe hapini sytë. Nëse do t’ju dojë, do t’ju presë me buzëqeshje.

Meshkujt nuk e kanë problem të presin, eksitimi vetëm sa do të rritet. Nëse ai juve ju pëlqen, edhe në kokën e tij do të rritet dashuria, do t’ju presë aq sa do të jetë e nevojshme.

Kur të ndodhë seksi, atëherë lehtë do ta vlerësoni, a janë rritur ndjenjat apo jeni dorëzuar shumë shpejt. Andaj, bëhuni e durueshme, mos provoni të zhvilloni dashurinë në shpejtësi, aq më parë nëpërmjet seksit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zonja e Parë e Ukrainës: 60 për qind e ukrainasve kanë nevojë për ndihmë psikologjike

Story i radhës

Stuhitë e forta vazhdojnë ta godasin Gjermaninë

Të fundit nga