Nëntori i ëndrrave tona!…

November 27, 2022
min lexim

110 vite kaluan pas Shpalljes të Pavarësisë në Vlorën Legjendare. Ende Shqiptarëve sa here që vjen kjo datë ju shpërthejnë emocioni dhe mallëngjimi për historinë e këtij populli e cila u shkrua me plotë data të ngjyrosura me gjakun e gjeneratave të tëra për të fituar lirinë si vlerë më kulminante e një populli të shumë vuajtur. Edhe sot institucionet e dy shteteve – të dy parlamenteve në Tiranë sadopak u munduan të improvizojnë Vlorën heroike në të cilën në vitin 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Fjalimet e mbajtura sot në Parlamentin Shqiptarë prekën ndjenjat e qdo Shqiptari kudo që jeton në planetin tonë. Por shtrohet pyetja?. “Sa jemi të besueshëm në deklaratat dhe fjalimet tona për bashkimin e forcave, të dijës dhe të patriotizmit për ato që i thanë sot politikanët e dy shteteve”. Gjatë rrugëtimit të historisë Shqiptare e sidomos pas Pavarësisë në Vlorë politika Shqiptare asnjëherë nuk arriti të homogjinizohet për ti bashkuar forcat kreative për tu faktorizuara si komb i cili dinë të krijojë dhe udhëheqë shtetin.

Edhe sot kur po e festojmë 28 Nëntorin ditën e Flamurit politika Shqiptare gjithandej në shtetin amë dhe në trojet tjera ku jetojnë Shqiptarët edhe pas 110 viteve të Pavarësisë nuk e arriti pjekurinë e duhur për ta zhvilluar demokracinë dhe vlerat tjera të cilat i dhanë kuptim drejtësisë, lirisë të një kombi. Përqarjet dhe lufta për pushtet dhe bajraktarizëm me shekuj e kanë dëmtuar kauzën e kombit Shqiptarë. Sot u pa se përqarjet dhe hasmëritë në politikën e Shqipërisë kanë kaluar të gjitha kodet racionale të një shoqërie.

Në këtë ditë festive ku u bashkuan dy Parlamentet Shqiptare mjerisht lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha e lëshoj tubimin duke thirrur konferencë shtypi për ta akuzuar Edi Ramën me fjalorin më të rëndë që mund ti thuhet rivalit politikë: “Deri në tradhtinë kombëtare”. Kjo e tregon fytyrën e vërtetë të profilit [politikanit – liderit] që përfaqëson opozitën në Shqipëri. Pavarësisht qka unë mendojë për gabimet dhe veprimet e Edi Ramës në dëmë të Shtetit të Kosovës në raport me serbinë e shumë e shumë gjynahe tjera që ai i ka sot nuk ishte momenti i deklaratave bombastike, kërcënuese dhe etiketuese ndërmjet të përfaqësuesve të institucioneve të shtetit. Andaj 28 Nëntori dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë e cila ndodhi para 110 viteve, ishte diçka shumë më sublime, më e vërtetë për idealet e shtetit dhe popullit. Sot Shqiptarët duhet të vedisohen duke kërkuar shtigje të reja përmes përafrimit dhe bashkimit të mendjes dhe dijes për ti zhvilluar resurset ekonomike të cilat janë kapital i pashtershëm në zhvillimin e sigurt ekonomiko shoqëror në përgjithësi.

Lufta për pushtet duke mos zgjedhur mënyra dhe mjete është mjerimi më i madh i një klase politike në kohën në të cilën po jetojmë. Andaj dëshiroj që ky manifestim që u organizua sot në Tiranë dhe këto fjalime të mbajtura nga përfaqësuesit e institucioneve të dy shteteve mos të mbesin vetëm fjalime patetike por të shërbejnë si frymëzim për ta shtuar përgjegjësinë individuale dhe kolektive për të ardhmen e Shqiptareve

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pankarta tronditëse në Botëror

Story i radhës

“Hera e fundit” thotë Capital T në këngën e re

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë