nenshkruhet marreveshje bashkepunimi midis anadolu dhe agjencise spanjolle te lajmeve efe 65040e82be1d8

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis Anadolu dhe agjencisë spanjolle të lajmeve EFE

September 15, 2023
min lexim

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Agjencive Evropiane të Lajmeve (EANA) të mbajtur në Paris, u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Anadolu (AA) dhe Agjencisë Spanjolle të Lajmeve (EFE).

Para Asamblesë së Përgjithshme të EANA-s të mbajtur në Paris, Kryetari i Bordit të Drejtorëve dhe Drejtori i Përgjithshëm i AA-së Serdar Karagöz u takua me Drejtoreshën e EFE-s, Gabriela Canas.

Karagoz dhe Canas nënshkruan një kontratë midis AA-së dhe EFE-s për ndarjen e fotografive dhe përmbajtjeve.

Duke vlerësuar marrëveshjen e bashkëpunimit pas ceremonisë së nënshkrimit, Karagoz tha: “EFE është një agjenci shumë efektive, veçanërisht në rajonet dhe vendet spanjolle. Ky bashkëpunim mes AA-së dhe EFE-s synon rajonet ku nuk kemi korrespondentë dhe gazetarë të ndërsjellë. Të dyja agjencitë tani e tutje do të mbështesin njëra-tjetrën, veçanërisht për sa i përket përmbajtjes së lajmeve”.

Në Asamblenë e Përgjithshme të EANA-s, ku mori pjesë Karagöz, Fabrice Fries, drejtor i agjencisë franceze të lajmeve AFP, u bë kryetar i ri i EANA-s, ndërsa Claudia Nicolae, drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare Rumune të Lajmeve (AGERPRES), u zgjodh anëtare e Bordit të Drejtorëve të EANA-s.

Në takim u diskutua dhe u miratua raporti vjetor i aktivitetit dhe buxheti i EANA-s. U vendos që takimi i EANA-s 2024 të mbahet në Portugali.

Karagöz deklaroi se agjencitë e lajmeve në mbarë botën shkëmbejnë përvoja nëpërmjet takimeve të tilla dhe shtoi:

“Si Anadolu, ne patëm mundësinë që përvojat tona t’ua përcillnim si agjencisë franceze të lajmeve AFP, ashtu edhe agjencive të tjera botërore të lajmeve në këtë platformë dhe dëgjuam përvojat e tyre. Presidenti i AFP-së (Fabrice Fries) u zgjodh kryetar i Asociacionit të Agjencive Evropiane të Lajmeve, e mbështetëm edhe ne në këtë tubim”.

Asambleja e Përgjithshme e EANA-s diskutoi gjithashtu pezullimin e anëtarësimit më parë nga EANA të agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Si rezultat i votimit për përjashtimin e TASS-it nga anëtarësimi në EANA, u vendos që të vazhdojë anëtarësimi i tij.

Në lidhje me këtë çështje, Karagöz deklaroi se përjashtimi i TASS-it nga anëtarësia nuk u pranua si rezultat i votimit dhe se ishte pika më e rëndësishme e asamblesë.





MARKETING

RENT A CAR

nje serb tallet me vuciqin e mbaron nje loje me fytyren e tij dhe nje parizier pule 65040abd6dd8d
Story i mëparshëm

Një serb tallet me Vuçiqin, e mbaron një lojë me fytyrën e tij dhe një parizier pule

140 denare ne dite per ushqim mash tregon obligimin shtese qe duhet ta realizojne studentet per te fituar subvencionin ne fjale 65040e88aa79e
Story i radhës

140 denarë në ditë për ushqim, MASH tregon obligimin shtesë që duhet ta realizojnë studentët për të fituar subvencionin në fjalë

Të fundit nga

ShkoLartë