Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka nënshkruar katër marrëveshje për shërbime të Energjisë si vazhdimësi e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike të Komunës së Mitrovicës.
Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve katër shkolla të Komunës së Mitrovicës do të përfitojnë nga ky projekt i fushës së efiçiencës së energjisë, SHFMU “Elena Gjika”, Çerdhja publike “Gëzimi Ynë”, SHMLE “Hasan Prishtina” dhe SHFMU “Eqrem Qabej”.
Projekti në fjalë pritet të filloj së realizuari nga muaji qershor i këtij viti.
Ndërsa financimi i tyre bëhet nga Qeveria e Kosovës, Zyra e BE-së dhe Banka Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.