Nëno moj, jemi në rrezik nga shpërbërja e Kosovës!

February 21, 2022
min lexim

Mirosllav Kërlezha, një Akademik i nderuar kroat shkruante se një kohë : “ …shtypi i Beogradit, kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor”….. këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrës”. . … Pra, Mirosllav Kërlezha na dilte në mbrojtje, duke i përgënjeshtruaar serbët për propagandën e tyre kundër-shqiptare.

Ku e venin theksin serbët? Në çka, mu në ate që Europa ishte dhe ështëe ndjeshme ?dhe në çka e venin theksin serbët, për të na ber më të papranueshëm për Europën?

Pra, kur botës së civilizuar i flet për një popull që nuk ka gjuhë letrare, nuk ka letërsi, se janë një bandë e përçare në pesëdhjetë dialekte, atëherë automatikisht krijohet bindja se kanë të bëj..” dikënd të paemër, që banon në vend të paemër, pa histori, …”

Me veprimet tona, sa po i kontribuojmë kësaj?

A mendojmë se Europa na” njeh “aq mirë, sa që çka të flasim, e ato për nevoja personale apo pushtetmbajtëse, te ata nuk ndikon? Apo nuk ndikon, në atë masë që ata t`i kthehen bindjes së tyre të para 100 vjete për ne? Europa, nuk po na thotë troç. Ajo, po na mashtron sepse nuk po na thotë troç.

Por  i kemi politikanët që nuk njohin as histori e as diplomaci, një shembull nga Lis Bukuroca:“Në korrik të vitit 2020 unë jam dakorduar me partnerët tanë ndërkombëtarë se unë hyj në procesin e dialogut vetëm për njohje reciproke…”,  Rabushi, Abdullah Hoti

Vetëm karabushët flasin ashtu. Politikani i vërtetë sjell dakordimin me shkrim dhe nuk thirret në biseda dhe premtime të bëra nëpër korridore apo kafeneve… Nëse nuk ka pasur pajtim me shkrim, atëherë vetëm tregon se ishte Dr. Dudum Duduku “

Presidenti serb vazhdon të këmbëngul se në Kosovë nuk ka pasur gjenocid, as katastrofë humanitare.Pse ky flet kështu? Sepse, sepse ne nuk i ndjekim juridikisht, plus kërkojmë ndërrim kufijsh,dhe e duam asocioacionin e komunave serbe ne Kosovë;

“Republika e Kosovës, është projekt i civilizimit perëndimor dhe nuk është kundër pansllavizmit që e deshi këtë pjesë të Ballkanit pa shqiptarë!.” shkruan Xhevat Xh. Latifi dhe shton se kurrë nuk ia kemi thënë Serbisë: Përpjekja për të zhbërë popuj të tërë, duke bërë elaborate gjenocidi, janë njollë e zezë në qytetin e Beogradit, që nuk pranë të mbahet metropol i kulturës, ndërkaq që në kombet për rreth, ata dërguan më shumë thika se sa libra. Edhe i vetmi nobelist serb IvoAndriç, që aq bukur i kishte shkruar Urës, simbolit qē lidhë popujt dhe kulturat, gjerdan të zi rreth qafe ka elaboratet për shpërngulje dhe asimilimin, mbase një ditë mburrja dhe krenaria serbe do zgjohet nga letargjia duke kërkuar vetë revidimin e  Nobelit për një shkrimtar që nga germat e letërsisë shkroi dhe sajoi helme që helmatisin kombe e qytetërime.

Politikanë serb të rryer në diplomaci, akoma jo, të pranojnë realitetin me kërkim falje.!

Serbët krekosen me naivitetin e politikajve të Kosovës . Isa Mustafa thotë: pa fije turpi

”– Vendimi për themelimin e këtij Asociacioni është marrë në vitin 2013, kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë me dy të tretat e votave të deputetëve. Marrëveshja e 25 gushtit të këtij viti, vë kornizat e operacionalizimit të asaj që me Ligj kemi përcaktuar dy vite më parë.”

Pablo Escobar thotë :“Ne e përkrahim formimin e Asociacionit për shumë arsye. E para është arritur marrëveshje. Gjykata Kushtetuese i ka shpallur disa pika si jokushtetuese, por s’ka thënë se Asociacioni në vete është jokushtetues..” Në shërbim të kujt ishte dhe është Gjykata Kushtetuese e Kosovës? a nuk iu preu mendja të vendosi si duhet ?

Ajo, vetëm po na çon vetëm mesazhe të tërthorta, të cilat edhe pse po i kuptojmë,po bëhemi se nuk po i marrim vesh. E habitshme?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sllovenia heq certifikatën dhe testimin e nxënësve në shkolla

Story i radhës

Komunat dhe spitalet kanë borxhet më të mëdha!

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë