“Nënën e kapa në telefon me dashnorin”, djali tregon si vdiq babai një vit pas ndarjes! Motër e vëlla në sherr

Ndërkohë që të gjithë festojnë Krishtlindjen, motër e vëlla janë në sherr, madje sot ata u përballën ne rubrikën “Shihemi në gjyq” ne tv Klan.Ata kane një konflikti që ka ardhur si pasojë e një aksidenti i cili i ka sjellë dëmtime shumë të rënda Arturit.

Arturi pretendon se vëllai dhe motra e tij kanë marrë para nga i ati i djalit që i shkaktoi aksidentin dhe pretendon që ata t’i kthejnë këto para. Nga ana tjetër, Jonida thotë se ajo ka bërë ç’është e mundur për ta ndihmuar, por ajo nuk ka marrë asnjë lek.

Vëllai thirri motrën e tij për t’u përballur pasi sipas tij ajo dhe vëllai i tij, në një kohë kur ai ishte në koma për shkak të aksidentit dhanë firmat për të liruar personin që u bë shkak për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.

Nga ana tjetër motra  e Arturit mohon ta ketë bërë këtë gjë. Madje ajo me lot në sy thotë se ajo ka bërë sa ka mundur, por në atë moment i kanë ardhur fatkeqësitë njëra pas tjetrës.

Më tej Arturi shton se motra dhe vëllai i tij mund ta kenë marrë inat edhe për ndarjen e prindërve, pasi ka qenë ai që e ka zbuluar tradhtinë e nënës duke u bërë kështu shkak i divorcit.

Eni Çobani: Në këto kushte, ju dolët nga gjendja e komës, çfarë ndodhi me gjendjen tuaj shëndetësore, sepse sapo u tha që ju vini në një situatë familjare të rënduar.

Arturi: Zonja Eni këta sikur sa nxorën atë nga burgu, sikur rregulluan atë e më shkatërruan mua. Më kthyen kurrizin të tërë. Asnjëri nuk vinte të pyeste, ore si je, si dukesh, çfarë shqetësimi ndien.

Jonida: Ore të keqen motra, po ti nuk hap as telefonin dhe as në shtëpi s’na pranon.

Arturi: Nuk të hap asgjë më unë ty.

Jonida: Po çfarë të ka bërë motra?!

Arturi: Deri sa të ndreqësh gabimin që ke bërë.

Eni Çobani: Po si ta ndreqë gabimin? Ti kërkon para mbrapsht tani?

Arturi: Po i kërkoj paratë mbrapsht të m’i kthejë.

Eni Çobani: Jeni i bindur që ajo i ka marrë?

Arturi: Po, po, lekët i ka marrë ajo se nuk shkonte kot atje ajo të nxjerri birin e atij nga burgu e të më lërë në koma mua.

Jonida: Çfarë parash kërkon më nga mua? Çfarë parash?! Zonja Eni, nëse ky më ka thirrur për të më kërkuar lekë, unë lë studion dhe dal.

Eni Çobani: Si lë studion dhe del?!

Jonida: Lë studion dhe dal, unë nuk kam ardhur këtu të dëmshpërblej vëllain, nuk i kam asnjë borxh vëllait.

Arturi: Mos e bëje gabimin pastaj.

Jonida: Unë nuk kam bërë asnjë gabim.

Arturi: Si nuk ke bërë gabim, kur unë isha atje, jetë a vdekje ti s’ke bërë gabim.

****

Eni Çobani: Pse ju ra barra juve e firmosjes, pasi prindërit tuaj në atë periudhë ishin gjallë apo jo?

Arturi: Jo nuk i kishim.

Jonida: Jo ishin të divorcuar, nëna na u divorcua. Në atë kohë kur vëllai bëri aksident nuk i kemi pasur prindërit, nëna na u divorcua në vitin 2020 kurse…

Arturi: Zonja Eni, nënën e kam zënë në telefon duke folur dhe për atë pjesë këta si duket më kanë marrë inat. E zura me një që fliste në telefon, i kapa telefonin dhe bën vaki që ajo këtë inat mban.

Jonida: Ti nuk kishe punë me telefonin e nënës.

Arturi: Si nuk kisha punë me telefonin e nënës?

Jonida: Për telefonin e nënës ishte babi për atë punë, jo ti.  Pastaj në vitin 2021 na la babi. Në Prill.

Eni Çobani: Ndërroi jetë pra, në ç’moshë?

Jonida: Në moshën 56 vjeçe.

Eni Çobani: Pra u nda njëherë babi pastaj ndërroi jetë. si duket ajo situatë e ka rënduar.

Jonida: E rëndoi, opinioni publik.

Arturi: E rëndoi shumë zonja Eni babin, sepse unë e kisha në shtëpi atë, s’e kishte kjo. Ai me mua rrinte në shtëpi e përnatë sa herë uleshim të hanim drekë a darkë thoshte “si ma bëri mua?” Ai sa vinte e dobësohej, nuk e përballonte dot.

Ardit Gjebrea: “Si ma bëri?” Çfarë?

Arturi: I kapa telefonin duke folur ajo me dashnorin e saj dhe e mora telefonin e futa në xhep.

Ardit Gjebrea: Ti?

Arturi: Po unë. Ika nga shtëpia dola për kafe se mu errën sytë kur pashë ato mesazhet. Gjithë ato gjëra.

Ardit Gjebrea: Më fal po mami ishte me babin në atë kohë apo ishin ndarë?

Arturi: Ishin bashkë atëherë. Po që kur i zura unë telefonin, aty u largua pastaj bëri ndarjen./tvklan.al

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mendy drejt largimit nga Real Madridi

Story i radhës

Memli Krasniqi e quan vlerë të madhe harmoninë ndërfetare në Kosovë

Të fundit nga