Mendy drejt largimit nga Real Madridi

Pavarësisht se ka qenë një titullar i rregullt për pjesën më të madhe të kohës së tij në Real Madrid, e ardhmja e Ferland Mendy në klub është e pasigurt.

Mbrojtësi francez raportohet se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit.

Real Madridi është duke e rritur interesimin për Josko Gvardiolin e Leipzigut dhe Mendy mund të shitet për të mbledhur fonde për t’i mundësuar klubit për të nënshkruar me kroatin, sipas “Fichajes”.

Kontrata e mbrojtësit të majtë me Real Madridin është e vlefshme deri në verën e vitit 2025, kështu që “Los Blancos” janë në gjendje të kërkojnë një çmim të volitshëm për shitjen e tij.

Kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës kishin paguar 53 milionë euro për transferimin e tij nga Lyoni në vitin 2019.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia deklarohet rreth rastit në Kamenicë ku zjarrfikësit nxorën të gjallë një person

Story i radhës

“Nënën e kapa në telefon me dashnorin”, djali tregon si vdiq babai një vit pas ndarjes! Motër e vëlla në sherr

Të fundit nga