Nënë Liza ka mbajtur një fjalim gjatë protestës kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeverisës.
Ajo u bëri thirrje Ramës, Taulant Ballës dhe drejtuesve të tjerë të qeverisë që, sipas saj, duhet të përballen me qytetarët dhe të japin dorëheqjen, jo të fshihen “si ata minjtë që shkojnë nëpër kanale”
“Edi Rama bashkë me qeverinë e vet, me Taulant Ballën dhe Ballukun e të gjithë të tjerët, por të jenë burra, të dalin sot para popullit dhe të japin dorëheqjen. Nuk janë burra, por janë si ata minjtë që shkojnë nëpër kanale”, u shpreh ajo.
Duke komentuar masat e sigurisë dhe praninë e madhe të policisë gjatë protestave para Parlamentit, Nënë Liza ironizoi duke thënë “thashë se na erdhi serbi, plasi lufta”, ndërsa shtoi se më pas e kuptoi që ishte shteti kundër popullit të vet.
Nënë Liza: Edi Rama bashkë me qeverinë e vet, me Taulant Ballën dhe Ballukun e të gjithë të tjerët, por të jenë burra, të dalin sot para popullit dhe të japin dorëheqjen. Nuk janë burra, por janë si ata minjtë që shkojnë nëpër kanale. Kur i kam parë se si janë rrethuar te Parlamenti, thashë se na erdhi serbi, plasi lufta, jo se ishte shteti me popullin e vet. Këtu nuk ka shtet. Falë Zotit, i ra mendja popullit dhe doli, dhe nuk quhen dele e korba. Korbat ju hëngshin juve sytë e ballit. Por këta quhen burra, paska rini Shqipëria.
Kjo protestë duhet të ishte bërë që kur u prish Teatri, që te protesta e Astirit. Mua më kanë tërhequr zvarrë te 5 Maji. Ky është shteti ynë, hajduti ynë. Këta nuk janë deputetë, nuk janë burra, sepse po të ishin të tillë do të vinin këtu, në sheshin e burrave. Policia duhet të jetë me popullin, jo kundër popullit. Të heqin kapelet dhe të bëhen me popullin.
Këta duhet të ikin sa më parë, të zgjidhet një qeveri e re. Ka të rinj boll, ka njerëz me kulturë boll. Kurse këta kanë zgjedhur kë kanë dashur vetë, hajdutë për të mbushur xhepat e tyre, nuk dinë ku t’i çojnë paratë. I bëj thirrje SHBA-së dhe Europës të vënë dorë mbi Shqipërinë dhe të mos na lënë. Nuk mbarojnë fjalët për këta, sepse këta duhen tërhequr zvarrë. Ky është i pabesë. Besë të pabesit nuk i japim. Të tërë të jemi bashkë.
Burimi: botasot.info


