Trupi i saj është i mbuluar me vizatime nga koka te këmbët dhe i pëlqen të pozojë e zhveshur
Aleksandra Jasmin, nga Finlanda, artiste dhe adhuruese e tatuazheve, e cila pothuajse gjithë trupin e ka të mbuluar me vizatime, shpeshherë i lë pa frymë adhuruesit e shumtë në rrjetet shoqërore.
Aleksandra i kënaq ndjekësit e saj në Instagram me fotot e tatuazheve të mrekullueshme të saj dhe shpesh herë pozon e zhveshur.
Është nëna e tre fëmijëve dhe ka vendosur t’i zhveshë rrobat e saj për të shfaqur plotësisht trupin e saj në foton provokuese.
– Mëngjesi në shtratin tim të rehatshëm. Gjëra të vogla të cilat më bëjnë të lumtur – ka shkruar ajo nën fotografi në të cilën ka pozuar tërësisht lakuriq.
Nuk u desh të kalojë shumë kohë që ndjekësit në rrjetet shoqërore të vërejnë foton e saj, sepse postimi ka marrë shumë pëlqime.
Aleksandra ka kohë që publikon fotot e tatuazheve të saj. Ajo krenohet me qindra imazhe, duke përfshirë një mace të madhe në bark, si dhe kafka mbi bërryl.
Balli, faqet dhe mjekra e saj janë gjithashtu të lyera. Siç tregoi dikur, asaj iu deshën vite dhe vite për të mbuluar plotësisht trupin e saj me tatuazhe.