Të enjten (23 qershor) u nda nga jeta regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.
Ajo ka lënë një boshllëk të madh në kinematografinë kosovare e po ashtu edhe te miqtë, e ata që e njohën nga afër.
Për vdekjen e Berishës së fundmi ka reaguar edhe nëna e këngëtares shqiptare, Dua Lipa, Anesa Lipa.
Anesa Lipa dhe Vjosa Berisha
Lipa thekson se do ta kujtojë gjithmonë duke treguar se kanë qenë shoqe në fëmijëri.
“Do të të kujtoj gjithmonë me të gjitha kujtimet e bukura që patëm së bashku”, ka shkruar ajo.
“Pusho në paqe shoqja ime e fëmijërisë”, vazhdon postimi tutje i Anesës.
Producentja tashmë e ndjerë ka qenë e diagnostikuar me kancer në vezore që nga viti 2021.