Nëna denoncon dy kujdestare të shtëpisë së fëmijës në Sarandë: Më keqtrajtuan 3 fëmijët e mi

1 minut lexim

Një nënë nga Saranda ka kallëzuar penalisht në polici dy kujdestare të shtëpisë së fëmijës në Sarandë.

Shtetasja P.B., ka deklaruar në polici se kujdestaret me iniciale E.K dhe L.B kanë dhunuar tre fëmijët e saj, të cilët jetojnë në këtë institucion.

Pas denoncimit të nënës, kujdestaret e shtëpisë së fëmijëve janë proceduar penalisht për dhunë ndaj fëmijëve dhe shpërdorim detyre.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijet e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion”,thekson policia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në rast kualifikimi në Champions, Vllaznia e femrave ua kalon meshkujve

Story i radhës

Tom Cruise ndërtoi një fushë futbolli për të kthyer…

Të fundit nga