Nën presionin e autoriteteve Evropiane TikTok anulon përkohësisht ndryshimet kontroverse të politikës së privatësisë

July 13, 2022
1 minut lexim

TikTok anuloi ndryshimet në politikën e privatësisë për reklamimin vetëm një ditë pasi hynë në fuqi ndërsa autoritetet rregullatore të Bashkimit Evropian po studiojnë nëse janë në përputhje me rregulloren e mbrojtjes së të dhënave në BE.

I pari që ngriti alarmin ishte autoriteti Italian për mbrojtjen e të dhënave duke thënë se rrjeti social në pronësi të një kompanie Kineze kishte njoftuar përdoruesit se aplikacioni do tu dërgonte reklama të shënjestruara duke filluar nga 13 Korrik pa autorizim për përdorimin e të dhënave në pajisjet e përdoruesve.

Autoritetet Italiane kanë informuar Komisionin për Mbrojtjen e të Dhënave të Irlandës për shkelje të rregullave Evropiane nga TikTok. Autoritetet Irlandeze janë rregullatori Evropian i TikTok dhe shumë bizneseve të tjera lider të internetit.

“Pas komunikimeve të pra ditën e djeshme (11 Korrik), TikTok ka vendosur të anulojë ndryshimet e politikës së privatësisë për ti hapur rrugë një analize nga Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave,” tha DPC në një deklaratë zyrtare.

Rasti është dërguar tek autoritetet e 27 vendeve anëtare të Unionit.

TikTok, një rrjet social i cili shënoi një rritje të madhe veçanërisht tek të rinjtë, konfirmoi anulimin e ndryshimeve në Evropë por mbrojti planet për reklamimin e shënjestruar.

“Ne besojmë se reklamimi i personalizuar ofron eksperiencën më të mirë për komunitetin tonë dhe na sjell në një linjë me praktikat e aplikuara nga industria ndërsa jemi të gatshëm të adresojmë shqetësimet e autoriteteve rregullatorë,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Autoritetet Italiane mirëpritën vendimin e TikTok duke e quajtur një reagim të përgjegjshëm. Kompanitë që operojnë në Evropë mund të përballen me gjoba deri në 4% të të ardhurave vjetore nëse shkelin rregullat e privatësisë.

DPC aktualisht është duke hetuar TikTok për dy raste të tjera që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve dhe transferimin e të dhënave në Kinë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Fatos Nanon e burgosi…”, Frrok Çupi plas ‘bombën’: Këtu ndizet drita e kuqe e alarmit!

Story i radhës

Burokratët e nivelit të rrugës si politikëbërës

Të fundit nga

Sa orë gjumë duhet të flenë fëmijët?

Gjumi është një proces shumë i rëndësishëm jetik për njeriun dhe të gjithë gjallesat. Ai çlodh si trupin dhe psihën e njeriut dhe e rigjeneron për ditën e re. Prindër, fëmijët deri

Zjarret në Los Anxhelos, evakuohen banorët

Zjarrfikësit po luftojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve në kodrat e qytetit Los Anxhelos ku jetojnë yjet e Hollivudit ndërsa një erë e fortë vazhdon ta godasë pjesën jugore të Kalifornisë. Zjarret
ShkoLartë