Nën efektin e kokainës dhe me thikë me vete, kapet në flagrancë qytetari në Tiranë

August 19, 2023
1 minut lexim

Një person është arrestuar këtë të diel në Tiranë pasi gjatë një kontrolli të bërë nga policia rrugore, ka erzultuar se ai po ngiste makinën ndërkohë që ishte nën efektin e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të makinës, sipas policisë atij i është gjetur sasi lënde kokainë si dhe një mjet prerës thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 29 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme Shqiponja, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin R. A.

Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke mosrregulluar shpejtesine në qendra të banuara, dhe pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, dhe një mjet prerës thikë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Yigit flet për barazimin ndaj Dritës

Story i radhës

Dosja e Prokurorisë: 52.5 tonë grurë, 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kg sheqer në vlerë mbi 600 mijë euro nuk erdhën në Kosovë

Të fundit nga

Vala e janarit e pakënaqësisë dhe protestave

11 Shkup, 13 janar – Administrata kërkon nënshkrimin e kontratave kolektive, me të cilat punonjësit do të ju rriten pagat me 30 për qind. Protesta paralajmëruese do të zhvillohet të martën, më
ShkoLartë