Yigit flet për barazimin ndaj Dritës

August 19, 2023
1 minut lexim

Liria dhe Drita kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së dytë në Albi Mall Superligë.

Ka qenë një ndeshje mjaftë interesante me raste të mira shënimi nga të dyja skuadrat, por që në fund gola nuk pati.

Trajneri i Lirisë, Nedim Yigit ka thënë pas ndeshjes se janë përballur me një kundërshtar shumë të fortë dhe është i kënaqur me luftën që bën futbollistët e tij.

“E dimë që Drita është një nga skuadrat më të përgatitura në Superligë.

Futbollistët dhe stafi teknik i Dritës edhe në Evropë na kanë përfaqësuar shumë mirë.

“Ata janë më të mirë edhe në kontingjent të lojtarëve.

Kemi pasur mundësi të shënojmë, por në mes të lojës Drita ishte më e rrezikshme”.

“Ende nuk jam i sigurt nëse duhet të gëzohem apo të hidhërohem me këtë pikë.

Kam thënë edhe më herët se kemi disa mungesa dhe me tu rikthyer ata do të jemi më të fortë”, tha Yigit.

“Duam ta bëjmë një skuadër që bën një lojë të mirë dhe të bëjmë gjëra të mira. Shpresoj që edhe në ndeshjet tjera të luftojmë si në ndeshjen e sotme”, deklaroi trajneri turk pas ndeshjes..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MSH: Dy pacientët me ethe hemoragjike janë në gjendje të mirë shëndetësore, qytetarët të mbrohen nga rriqrat

Story i radhës

Nën efektin e kokainës dhe me thikë me vete, kapet në flagrancë qytetari në Tiranë

Të fundit nga

Bastisje në Gazi Babë, arrestohet shpërndarësi

Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin
ShkoLartë