Viti 2022 nuk ka qenë shumë i mirë deri tani për Jordan vertout, i cili ka humbur vendin e titullarit te Roma e tij dhe nuk është grumbulluar as në kombëtare.
Mesfushori ka përfunduar në orët e fundit në një stuhi të vërtetë mediatike pasi ka marrë pjesë në festën për ditëlindjen e gruas në Montekarlo, me familjarë dhe miq.
Asgjë e keqe deri këtu, por problemi ka qenë se gruaja (në pritje të fëmijës së tretë) ka rezultuar pozitive me Covid pikërisht mbrëmjen e së shtunës dhe ka informuar ndjekësit në Instgram se do ta festonte gjithsesi ditëlindjen, pasi i ka lajmëruar të gjithë pjesëmarrësit.
Një sjellje që ka shkaktuar shumë debate, veçanërisht duke marrë parasysh se këtë të hënë në Trigoria do të grumbullohet skuadra verdhekuqe, ku do të marrë pjesë edhe Veretout.