negociatat per paqen trump paralajmeron iranin koha po ecen me hapa te shpejte 6a0abfe6b03b2

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë

May 18, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se “ora po ecën”, ndërsa negociatat për t’i dhënë fund konfliktit mes palëve kanë hyrë në ngërç.



Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se Teherani duhet të veprojë “shpejt”, duke shtuar se “nuk do të mbetet asgjë prej tyre” nëse nuk arrihet marrëveshje.

Deklarata e presidentit amerikan erdhi pas një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, raportuan mediat izraelite duke cituar zyrën e Netanyahut.

Paralelisht, mediat iraniane pretenduan se Uashingtoni nuk kishte bërë asnjë lëshim konkret ndaj propozimeve të fundit të Teheranit për përfundimin e luftës.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane Mehr, mungesa e kompromisit nga SHBA-ja mund të çojë në një “bllokim të plotë” të negociatave. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, i mbrojti kërkesat e Teheranit duke i cilësuar ato si “të përgjegjshme” dhe “bujare”.

Propozimet iraniane, sipas agjencisë Tasnim, përfshijnë ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në të gjitha frontet, fundin e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane dhe garanci për moskryerjen e sulmeve të tjera kundër Iranit. Teherani gjithashtu ka kërkuar kompensim për dëmet e luftës dhe njohjen e sovranitetit të tij mbi Ngushticën e Hormuzit.

Nga ana tjetër, agjencia Fars raportoi se SHBA-ja ka paraqitur pesë kushte në përgjigje të ofertës iraniane, mes tyre kufizimin e programit bërthamor në vetëm një central funksional dhe transferimin e rezervave të uraniumit të pasuruar në SHBA.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

filipce qeveria po e con vendin drejt kolapsit financiar 6a0a3d708abae
Lajmi i mëparshëm

Filipçe: Qeveria po e çon vendin drejt kolapsit financiar

filkov refuzon provimin ne shqip kushtetuta nuk interpretohet politikisht 6a0aca10b7989
Lajmi i radhës

Filkov refuzon provimin në shqip: Kushtetuta nuk interpretohet politikisht

Të fundit nga

ShkoLartë