negociatat ndermjet sashk ut dhe ministrise se arsimit dhe shkences do te vijojne te premten 627390e7c9089

Negociatat ndërmjet SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të vijojnë të premten

May 5, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Sindikatës për Arsim SHkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se ka përfunduar raundi fillestar i negociatave me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe ndërmjetësuesit të çështjes, për rritjen e pagave për punëtorët në arsim, dhe se takimi i ardhshëm është planifikuar për ditën e premte.

“Të gjitha çështjet që janë të hapura në bazë të kërkesave tona janë diskutuar, analizuar, argumentuar nga të dyja palët. Negociatat vazhdojnë të premten kur presim përgjigje konkrete për propozimet tona”, tha Nedelkov në rrjetet sociale.

Javën e kaluar, greva e punonjësve të arsimit u pezullua.

Afati i ndërmjetësimit është dhjetë ditë për harmonizimin e qëndrimeve dhe në rast se për këto dhjetë ditë nuk ka një zgjidhje të kënaqshme për palët në ndërmjetësim, atëherë afati do të vazhdohet edhe për dhjetë ditë të tjera.

Ndryshe, Nedellkov u shpreh optimist që kërksat e tyre Ministria e Arsimit dhe Shkencës ti aprovoj dhe të mos vjen situata përsëri në atë nivel të aktivizimit të grevës.

MARKETING

RENT A CAR

BILALL KASAMI DHE ZIADIN SELA
Story i mëparshëm

BESA i mban “ZHAGUN” VMRO-së për bllokimin e Kuvendit, ASH-ja me strategji të vetën?

krijuesit dhe influenceret e tiktok mund te fitojne nga reklamat 627395226f6e0
Story i radhës

Krijuesit dhe influencerët e TikTok mund të fitojnë nga reklamat

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë