negociatat mes mash dhe sashk vijojne shaqiri te mundohemi te kete zgjidhje jo bojkot 622dee5a8b530

Negociatat mes MASh dhe SAShK vijojnë, Shaqiri: Të mundohemi të ketë zgjidhje, jo bojkot

March 13, 2022
1 minut lexim
jeton shaqiri

Pagat në sektorin e arsimit janë tejet të ulta, ndërkohë puna me nxënësit kërkon sakrificë dhe përkushtim. Kështu vlerëson Përfaqësuesi I Sindikatës në Gjimnazin Zef Lush Marku Burim Aliu, sipas të cilit marrëveshja kolektive në arsim edhe pse është nënshkruar nuk po zbatohet.

PR gif

Sipas tij, arsimtarët janë të revoltuar nga ky fakt , kanë parashtruar edhe ultimatum që nëse nuk ka marrëveshje deri më datën 15 mars do të ketë bojkot të mësimit. Pagat e ulta sipas tij kanë vënë në pikpyetje mbijetësën e arsimtarëve.

“Nuk do të mbahet mësim sikur herave tjera deri sa të realizohen kërkesat. Thash se nuk mundet me rrogën minimale 18 mijë punonjësit personeli teknik të barazohet me atë që punon në arsim. Nuk ia del është e vështirë edhe vet mund ti shihni , çmimet janë të larta dhe në çdo aspekt është e vështirë jeta shumë sidomos ata që janë me një rrogë që janë katër apo pesë anëtarë”, u shpreh profesori Burim Aliu.

Bisedimet mes Mash dhe SASH kut vijojnë por ende nuk ka epilog konkret. Kërkesat e tyre janë dorëzuar deri te Qeveria dhe pritet përgjigje kthyese. TVM 2 kërkoi sqarim nga numri një i arsimit Jeton Shaqiri i cili tha se po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshem për palët. Ai u bëri thirrje arsimtarëve që të mos jetë bojkoti i mësimit zgjidhje për problemet.

“Do të mundohemi së paku të gjejmë gjuhë të përbashkët , unë kam thënë çdoherë dhe e them edhe sot të mundohemi të gjejmë gjuhën e përbashkët por asnjëherë të mos jetë bojkoti i mësimit zgjidhje për problemet sepse të paktën ata që nuk duhet ta pësojnë në kët situatë janë fëmijët ose nxënësit”, theksoi ministri i arsimit Jeton Shaqiri.

Arsimtarët poashtu kërkojnë edhe pagesën e K15 dhe pagesën e harxhimeve rrugore për shkak të largësisë së punës nga vendbanimi i tyre.

baner eko skuter 3

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

te fala te perzemerta nga haga memli krasniqi viziton hashim thacin dhe kadri veselin foto lajm 622dee1c0744c
Story i mëparshëm

“Të fala të përzemërta nga Haga”, Memli Krasniqi viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin (FOTO LAJM)

do merrni shperblim sot do iu japin nafte protestuesit perballen me efektivet 622def09ad1ea
Story i radhës

“Do merrni shpërblim sot! Do iu japin naftë”- Protestuesit përballen me efektivët

Të fundit nga

ShkoLartë