“Do merrni shpërblim sot! Do iu japin naftë”- Protestuesit përballen me efektivët

Protestuesit, të cilët bllokuan për disa minuta kryqëzimin tek Gjykata e Lartë,  janë përballur me efektivët e policisë, që i kanë larguar nga rruga duke mundësuar qarkullimin e lirshëm të mjeteve.

Qytetarët të revoltuar iu janë drejtuar dhjetëra efektivëve, duke i kërkuar që të mos i pengojnë në protestën e tyre, pas edhe ata vetë janë të prekur nga rritja e çmimeve.

“Do ju japin shpërblim për këtë punë? Do merrni shpërblim sot? Ai që është më seriozi do marrë shpërblim më të madh?” i drejtohet një prej tyre policëve.

“Po do u japin naftë”, dëgjohet një tjetër.

Ndërsa një protestues thotë: “Nuk ju dhimbset kur i blini produktet me ato çmime?”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Negociatat mes MASh dhe SAShK vijojnë, Shaqiri: Të mundohemi të ketë zgjidhje, jo bojkot

Story i radhës

Vritet gazetari i New York Times në Ukrainë (+18)

Të fundit nga